(VIDEO) MPB nis hetim të brendshëm për rrahjen brutale të dy të rinjve shqiptarë

(VIDEO) MPB nis hetim të brendshëm për rrahjen brutale të dy të rinjve shqiptarë

 

MARKETING

Shik.mk

Pas videove që kanë qarkulluar ditën e djeshme për 2 të rinjtë të cilët kanë deklaruar se ishin rrahur nga policia reagim ka pasur nga ministria e punëve të brendshme. Ata thonë se po ndërmeren masa për të përcaktuar plotësisht gjendjen faktike dhe rrethanat e ngjarjes.

MPB

“Departamenti po ndërmerr masa dhe aktivitete për të përcaktuar plotësisht gjendjen faktike dhe rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme të zyrtarëve policorë të përfshirë. Pas përcaktimit të gjendjes faktike, do të ndërmerren masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore, ndërsa publiku do të informohet me kohë”.

Reagim ka pasur edhe nga zëvendësministri i MPB-së Astrit Iseni. Ai thotë se pretendimet për dhunë policore ndaj dy qytetarëve më 7 tetor në Shkup duhet të zbardhen plotësisht dhe se kontrolli i brendshëm po heton rastin dhe, nëse konstatohen shkelje, do të ketë përgjegjësi.

ASTRIT ISENI, ZËVENDËSMINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, qëndrimi im është i qartë: uniforma është përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët dhe për t’i shërbyer ligjit. Çdo keqpërdorim i autoritetit cenon besimin dhe dinjitetin e institucionit”.

Reagim lidhur me rastin ka pasur edhe nga partitë politike shqiptare. Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar zbardhjen e plotë të rastit të dy të rinjve dhe kanë kërkuar dorëheqjen e zv.ministrit të brendshëm Astrit Iseni.

BDI

“Kërkojmë hetim të menjëhershëm, të paanshëm dhe transparent për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe përgjegjësi për çdo shkelje nga ana e zyrtarëve policorë. Heshtja dhe mungesa e përgjegjësisë nuk janë opsion”.

Reagim ka pasur edhe nga Lidhja Shqiptare të cilët thane se dënojnë ashpër dhunën e ushtruar nga ana e pjestarë të policisë ndaj të rinjëve shqiptarë në Shkup. Ata thonë se sjellja e këtillë e kriminelëve të veshur me petkun e policisë nuk është asgjë tjetër vetëm se represion i aparatit shtetëror ndaj shqiptarëve, ngjashëm si në kohën e Gruevskit kur po e njëjta polici nga njëra anë dhe huliganë maqedonas nga ana tjetër, ushtronin dhunë ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Shkup dhe jo vetëm.

LIDHJA SHQIPTARE

“Ky rast nuk duhet të kalojë vetëm me hetime dhe sanksionime diciplinore ndaj policëve, por të shqyrtohet si një vepër e rëndë penale dhe autorët të marin dënimin e merituar, ndërsa përveç autorëve të këtij krimi duhet të ketë edhe përgjegjësi komanduese e politike nga drejtuesit e “MVR-VMRO” dhe dorëheqje të menjëhershme të Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendës ministrit, Astrit Iseni.

Sipas informacioneve në raportimin intern policor është raportuar sikur dy të rinjtë, njëri 21 dhe tjetri 23 vjeç, ia kanë marrë policit pistoletën. Por, sipas deklaratave të dy të rinjve, pistoleta e policit ka përfunduar në veturën e tyre si pasojë e thyerjes së xhamit nga policia! Sipas tyre, në përpjekje për ta marrë pistoletën, policët kanë shtënë me armë në ajër dhe në drejtim të veturës. Pasi ua kanë shpuar gomat, të rinjtë kanë humbur kontrollin e veturës dhe janë përplasur. Më pas, sipas deklaratave të tyre, policia i ka dhunuar barbarisht, duke ua lidhur duart dhe duke i shtrirë në tokë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING