Fundjavë me emocione në futbollin vendor

Fundjavë me emocione në futbollin vendor

Pas një pauze dyjavore, elita e futbollit vendor rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së nëntë, e cila pritet të sjellë përballje interesante.

MARKETING

Shik.mk

Programi i së shtunës përfshin dy ndeshje: Tikveshi do të përballet në terren vendas me Bregallnicën, ndërsa Arsimi i Çegranit do të kërkojë rezultat pozitiv ndaj Sileksit.

Të dielën, vëmendja do të jetë te përballja mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Shkëndijës së Tetovës, si dhe te dueli mes Sileksit dhe Vardarit. Ndërkaq, xhiroja e nëntë do të përmbyllet të hënën me ndeshjen mes Bashkimit dhe Strugës. /SHENJA/

MARKETING