Izraeli arreston 16 palestinezë, përfshirë drejtorin e xhamisë “Ibrahimi” në Bregun Perëndimor

Izraeli arreston 16 palestinezë, përfshirë drejtorin e xhamisë “Ibrahimi” në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite arrestoi sot 16 palestinezë, përfshirë drejtorin e xhamisë “Ibrahimi” në Hebron, në bastisjet në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftuan mediat zyrtare dhe burimet lokale, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Në Hebron, në jug të Bregut Perëndimor, forcat izraelite arrestuan nëntë palestinezë pasi bastisën dhe kontrolluan shtëpitë e tyre, përfshirë drejtorin e xhamisë “Ibrahimi”, Moataz Abu Sneineh dhe Hammam Abu Markhiya, një zyrtar përgjegjës për kujdestarët e xhamisë, raportoi agjencia e lajmeve Wafa.

Në qytetin e Qalqilya, forcat izraelite arrestuan pesë palestinezë gjatë një bastisjeje, thanë burimet lokale. Dy palestinezë të tjerë u arrestuan pasi forcat izraelite bastisën dhe kontrolluan disa shtëpi në Beita, në jug të Nablusit, njoftuan burimet.

Forcat izraelite kryen gjithashtu bastisje në zona të tjera të Bregut Perëndimor, pa u raportuar asnjë arrestim.

Ushtria izraelite kryen fushata arrestimesh pothuajse të përditshme në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë edhe kundër grave dhe fëmijëve. Bastisjet shpesh shoqërohen me sulme ndaj banorëve dhe pronës së tyre si dhe dëmtime të shtëpive. Bastisjet u intensifikuan pasi Izraeli nisi gjenocidin e tij në Gaza.

MARKETING