Shqipëri, kërcënime për mjete shpërthyese në institucione
Raportohet se disa institucione në Shqipëri kanë marrë mesazhe elektronike kërcënuese për vendosjen e bombave, transmeton Anadolu.
Në disa media vendase është raportuar se dyshohet se bëhet fjalë për alarm fals, ndërsa thuhet se vijojnë verifikimet.
Gjithashtu theksohet se strukturat e Policisë së Shqipërisë kanë nisur verifikimet për të vlerësuar situatën dhe për të identifikuar autorët e këtyre mesazheve.
Në media është publikuar gjithashtu përmbajtja e një prej mesazheve kërcënuese, i cili dyshohet dhe pretendohet se është shpërndarë në një numër të madh adresash elektronike.
Në email, që pretendohet se vinte nga udhëheqësi i një grupi paraushtarak serb, njoftonte se ishin vendosur mjete shpërthyese në ndërtesat e institucionit.
Email-i pretendonte gjithashtu se sulmet në fjalë do të vazhdonin derisa Kosova të njihej si territor serb.

