Venko Filipçe tregon se përse VMRO-DPMNE nuk është e interesuar për BE
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në emisionin “IMPAKT” në TV SHENJA ka folur për qëndrimin e VMRO-DPMNE-së ndaj integrimit evropian dhe procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
“Për shkak se ata njerëz nuk dëshirojnë Evropën, dëshirojnë të plaçkitin tender shtetëror dhe të mos ketë kontroll evropian. Jo rastësisht presidentja e KE-së, Layen, tha se njëri nga kushtet për anëtarësim të vendeve kandidate, para anëtarësimit do të jetë bashkëpunimi me prokurorinë evropiane, me zyrën e prokurores Laura Koveshi.
Më duhet të potencojë dhe të kthehen prapa në momentin për të cilin është shumë i rëndësishëm, shikoni nga viti 1991 një nga qëllimet strategjike përpos anëtarësimi në NATO, është anëtarësimi në BE, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, me zgjidhjen e kontestit shumë vjeçar rreth emrit me Greqinë, ne u bëmë anëtare të NATO-s dhe filloi procesi për eurointegrime u hapën bisedimet ndodhi takimi i parë ndërqeveritar, tani pas 4-5 viteve bllokim nga ana e VMRO-së, atëherë në opozitë tani në pushtet, kur, të kujtojë në vizitën e presidentes Layen në Kuvend kanë vërshëllyer, mbanin transparente dhe procesin e bllokuan, tani ne 5 vite qëndrojmë në një pozitë. Oferta është kjo dhe assesi nuk e kërcënon identitetin dhe gjuhën”, deklaroi Filipçe.

