Arrestohet 32-vjeçari nga Shkupi, “specialist” për vjedhjen e biçikletave
Nëpunës policorë të NJPB Aerodrom dhe Draçevë pranë SPB Shkup, në territorin e Gazi Babës në Shkup, e kanë privuar nga liria Gj.P. (32) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të disa vjedhjeve të rënda të biçikletave. Ai dyshohet se veprat penale i ka kryer në zonat e komunave Aerodrom, Qendër dhe Kisella Vodë. Atij i janë sekuestruar gjithsej 12 biçikleta nga lokacione të ndryshme dhe një pjesë e tyre u janë kthyer pronarëve.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, NJPB Aerodrom dhe Draçevë pranë SPB Shkup kundër personit do të paraqesë kallëzim penal përkatës

