Kurti: E ngutshme kjo nismë për ndryshimin e ligjit për Specialen, s’jemi të bindur për dobinë e kësaj

Kurti: E ngutshme kjo nismë për ndryshimin e ligjit për Specialen, s’jemi të bindur për dobinë e kësaj

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur rezerva ndaj nismës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar atë si të ngutshme.

MARKETING

Shik.mk

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Kurti tha se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për ta analizuar në mënyrë të detajuar propozimin e PDK-së.

“Ka qenë një kohë shumë e shkurtër për ta analizuar si duhet ligjin, aq më tepër kur ende nuk e kemi aktgjykimin në formën e tij të prerë”, tha Kurti.

Ai deklaroi se nuk janë të bindur për dobishmërinë e ndryshimeve të propozuara dhe se, sipas tij, nisma nuk është analizuar e menduar sa duhet.

“Ne konsiderojmë se këto lëvizje për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale janë të ngutshme dhe nuk janë analizuar e menduar sa duhet”, u shpreh Kurti.
Kryeministri e krahasoi këtë nismë me votimin për themelimin e Gjykatës Speciale në vitin 2015, të cilin e cilësoi po ashtu si të ngutshëm.
“Atëherë nuk na keni dëgjuar. Të paktën sot do të duhej të na konsultonit dhe të na jepnit kohën e nevojshme që çështja të trajtohet shumë më seriozisht”, tha ai.

Në fund, Kurti kërkoi që për çështjen e Gjykatës Speciale të ketë një “strategji serioze për Hagën”.

MARKETING