(VIDEO) Arrestohen 16 persona, kapen me lloje të ndryshme drogash
Ministria e Punëve të Brendshe njofton se janë privuar nga liria 16 persona në lokacione të ndryshme të vendit, pasi gjatë kontrollit, u është gjetur drogë. Nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup inofrmojnë se i kanë privuar nga liria 6 persona nga mosha 17 deri më 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit te ata janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një substancë pluhurore e bardhë. Dy paketime me kokainë dhe një thikë kuzhine, i është gjetur një personi 36 vjeçar nga Tetova.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Më 03.10.2026, në orën 22:00, në rrugën „120“ në Tetovë, në një bastore sportive, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria K.A. (34) nga Tetova. Gjatë kontrollit te ai është gjetur një send me mbetje kokaine”.
Ministria e punëve të Brendshme sqaroi se në lidhje me rastin e njëjtë, nga liria është privuar edhe personi përgjegjës i objektit, S.R. (62) nga fshati Çellopek, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „mundësim i përdorimit të drogave narkotike“.
Ndërkaq, në Gostivar, nëpunës policorë të SPB Gostivar e kanë privuar nga liria një 19 vjeçar, pasi gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe konfiskuar një paketim me kokainë. Polica ka arrestuar edhe dy persona në Shtip.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Më 03.10.2026, në orën 23:45, në Shtip, nëpunës policorë të Njësisë për Tregti të Palejuar të Drogës dhe Armëve pranë SPB Shtip i kanë privuar nga liria A.Gj. (22) dhe V.I. (24), të dy nga Shtipi. Gjatë kontrollit te ata është gjetur dhe konfiskuar një substancë kokërrzore dhe marihuanë”.
Ndërkohë, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, pjesëtarë të policisë e kanë privuar nga liria J.M. (37) nga Çekia, pasi në bagazhin e tij personal, në një automjet me targa çeke, me të cilin udhëtonte, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, kurse në Kavadar, një 31 vjeçar është arrestuar, pasi gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Nga MPB theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Samir Mustafa /SHENJA/

