Shqipëria del pa pikë nga Helsinki, kuqezinjtë mposhten nga Finlanda

Shqipëria del pa pikë nga Helsinki, kuqezinjtë mposhten nga Finlanda

Shqipëria pësoi një humbje 2-1 ndaj Finlandës në Helsinki, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, në një sfidë që kuqezinjtë e nisën në mënyrën më të mirë, por nuk arritën ta mbyllnin me fitore. Rey Manaj i dha avantazhin Shqipërisë që në minutën e 4-t, pas një goditjeje këndi të Asllanit. Por në minutën e 22-të, kartoni i kuq i Etrit Berishës ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Finlanda barazoi pak minuta më vonë me Walta, ndërsa në pjesën e dytë i njëjti lojtar shënoi sërish, duke përmbysur rezultatin. Kuqezinjtë luftuan deri në fund për të reaguar, por këtë herë fati nuk ishte në anën e tyre. Finlanda merr tri pikët dhe ngjitet në krye të grupit me 7 pikë, ndërsa Shqipëria mbetet me 6 pikë.

MARKETING