Filipçe: Prioritet duhet të jetë standardi i qytetarëve
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi në një intervistë për Sitel se prioritet i qeverisë duhet të jetë përmirësimi i standardit të jetesës dhe jo temat historike.
“Ndërsa po diskutojmë për reliket e Car Samuilit nga një mijë e gjysmë vjet më parë, këtu qytetari po zhytet në varfëri”, tha Filipçe.
Ai kritikoi çmimet e ushqimeve, fuqinë e ulët blerëse dhe gjendjen në bujqësi, duke theksuar se fermerët përballen me çmime të ulëta, kosto të larta të prodhimit dhe vështirësi në shlyerjen e kredive.
Filipçe i bëri thirrje shumicës parlamentare të mbështesë projektligjin e LSDM-së për mbështetje financiare në bujqësi.

