A mori pjesë VLEN në protestat për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së? përgjigjet Arifi
Latif Arifi nga VLEN, në emisionin “Debat në Shenja”, ka folur për qëndrimin e VLEN-it ndaj protestave lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha se VLEN është solidarizuar me të gjitha protestat, por sipas tij, kundërshtarët politikë i kanë “partizuar” ato.
“Vendimi nuk është i formës së prerë”, tha Arifi, duke kundërshtuar pretendimin se një eksponent i VLEN-it kishte bërë thirrje për të mos marrë pjesë në protestë. Sipas tij, deklarata ishte shprehur vetëm në emër personal, ndërsa mosprania fizike lidhej me, siç e quajti ai, “partizimin e skajshëm” të protestave.
Arifi theksoi se prezumimi i pafajësisë vazhdon ende dhe shprehu bindjen se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen.
“Pas UÇK-së as krerët e saj nuk kanë kryer krime. Jam shumë i sigurt që edhe kjo do të korrigjohet”, deklaroi ai.

