Mucunski: Bashkëpunimi me SHBA-në po forcohet
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, tha se marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së janë forcuar dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve po zgjerohet.
Në një intervistë për Sitel, Mucunski tha se komunikimi me administratën amerikane është intensifikuar dhe se po zhvillohen bisedime për investime të reja.
Ai theksoi se është rritur edhe tregtia dhe eksporti drejt SHBA-së, ndërsa bashkëpunimi ekonomik mund të sjellë investime dhe vende të reja pune.
Mucunski foli edhe për pjesëmarrjen e delegacionit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai hodhi poshtë pretendimet e opozitës për pjesëmarrjen e kryeministrit Hristijan Mickoski në pritjen e organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
“Bashkëpunimi strategjik me SHBA-në është një nga shtyllat e politikës sonë të jashtme dhe pres që ai të vazhdojë të forcohet”, tha Mucunski.

