Taravari: I bëj thirrje VLEN-it që në raundin e dytë ta mbështesë Arkin Jahijin në Bërvenicë

Taravari: I bëj thirrje VLEN-it që në raundin e dytë ta mbështesë Arkin Jahijin në Bërvenicë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, i ka bërë publikisht ftesë VLEN-it që në raundin e dytë të zgjedhjeve ta mbështesë kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arkin Jahijin.

MARKETING

Shik.mk

Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme të angazhohet aktivisht në mbështetje të Jahijit, duke propozuar që në raundin e dytë të mos ketë banderola partiake dhe fushata të ndara.

“Ja, unë publikisht e ftoj VLEN-in. Arkini sigurisht do të shkojë në raundin e dytë. Publikisht e ftoj VLEN-in që ne të gjithë t’i heqim banderolat e Aleancës Kombëtare për Integrim dhe të kyçemi aktivisht, sikur ne që ishim vitin e kaluar në mbështetje të Haqim Ramadanit. Ne jemi të gatshëm që në raundin e dytë të mos ketë banderolë partiake. Komplet të fokusohemi ta përkrahim Arkin Jahijun dhe komuna të udhëhiqet prej një kuadri që ka përvojë institucionale”, deklaroi Taravari. /SHENJA/

MARKETING