Maqedonia e Veriut përballë Zvicrës, sonte kërkohet rezultat pozitiv në Shkup
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte zhvillon ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, ku përballë do të ketë Zvicrën. Zvicra konsiderohet favorite, por përballet me disa mungesa, mes tyre edhe Granit Xhaka dhe Bril Embolo, të cilët janë përmendur në lidhje me akuzat për certifikata të falsifikuara vaksinimi gjatë pandemisë së COVID-19. .
Mysafirët janë ankuar gjithashtu për barin e lartë dhe të pakositur në fushën e stadiumit në Shkup, një element që mund të kthehet në justifikim në rast të një rezultati zhgënjyes. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut synon të marrë një rezultat pozitiv para tifozëve vendas. Një barazim ndaj favoritit kryesor të grupit do të ishte rezultat i mirë, ndërsa fitorja do të ishte një sukses i madh. Megjithatë, për të fituar, duhet shënuar gol. Maqedonia e Veriut nuk ka gjetur rrjetën që nga nëntori i vitit të kaluar, kur pësoi humbje të thellë 1-7 ndaj Uellsit.
Ndeshja Maqedonia e Veriut – Zvicër zhvillohet sonte në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim nga ora 20:45. /SHENJA/

