Kosova mund Irlandën në Prishtinë me rezultat 1 me 0

Kosova mund Irlandën në Prishtinë me rezultat 1 me 0

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka fituar kundër kombëtares së Irlandës me rezultat 1 me 0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e vlefshme në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Golin e vetëm në ndeshje e dha në minutën e 83-të sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili luan për ekipin turk Fenerbahçe.

Ndeshja u dominua nga vendësit, por edhe Irlanda pati raste për të shënuar.

Te Kosova sonte debutoi talenti Erblin Osmani, që edicionin e kaluar debutoi me Bayern Munichun në Bundesligën Gjermane.

Irlanda është kundërshtarja e parë e Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, në ndeshjet e Grupit B3.

Më 27 shtator, Kosova do të përballet me Austrinë, më 1 tetor do të luaj kundër Izraelit dhe më 4 tetor luan përsëri kundër Austrisë.

MARKETING