Kryeministri izraelit i drejtohet OKB-së mes largimeve nga salla dhe protestave në New York

Kryeministri izraelit i drejtohet OKB-së mes largimeve nga salla dhe protestave në New York

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së përpara një salle kryesisht të boshatisur, pasi delegacionet e disa vendeve u larguan në shenjë proteste ndaj luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, ndërsa në të gjithë New Yorkun u zhvilluan protesta të mëdha, raporton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Delegacionet u larguan nga salla e Asamblesë së Përgjithshme sapo Netanyahu doli në podium, në shenjë proteste ndaj kryeministrit, ndaj të cilit Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arresti për akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Para fjalimit të Netanyahut, turma të mëdha protestuan pranë selisë së OKB-së dhe në zona të tjera të New Yorkut kundër pjesëmarrjes së tij, duke e akuzuar atë për kryerjen e “gjenocidit” në Gaza.

Në protesta morën pjesë edhe hebrenj ortodoksë anti-sionistë, të cilët mbanin pankarta ku Netanyahu përshkruhej si “kriminel lufte”, si dhe grupe amerikane dhe izraelite të hebrenjve opozitarë dhe organizata perëndimore e palestineze që kundërshtojnë luftën në Gaza.

Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth raportoi se “turma të mëdha” u larguan nga salla menjëherë pasi Netanyahu doli në podium, përpara se ai të niste fjalimin.

Edhe televizioni izraelit Channel 12 publikoi një imazh që tregonte se shumica e vendeve në sallë ishin bosh.

Netanyahu është në kërkim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare që nga viti 2024.

Që nga 8 tetori i vitit 2023, lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë më shumë se 73.000 palestinezë dhe ka plagosur mbi 175.000 të tjerë, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra.

Izraeli ka shkatërruar gjithashtu 90 për qind të infrastrukturës civile të Gazës, ndërsa OKB-ja ka vlerësuar se kostoja e rindërtimit është rreth 70 miliardë dollarë.

MARKETING