28 zjarre në hapësira të hapura, 27 prej tyre janë shuar
Deri në orën 7:30 të mëngjesit janë regjistruar gjithsej 28 zjarre në hapësira të hapura, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Sipas të dhënave të fundit, asnjë nga zjarret nuk është aktiv. Një zjarr është vënë nën kontroll, ndërsa 27 të tjerë janë shuar.
Zjarri që është vënë nën kontroll ka përfshirë territorin e komunave të Makedonski Brodit dhe Sopishtes. Ai ka nisur në fshatin Belica, në rrethin e Kajorecit, në Komunën e Makedonski Brodit, dhe është përhapur në drejtim të Jasenit, në Komunën e Sopishtes.
Bëhet fjalë për një zonë pyjore me bimësi të ulët dhe të përzier.

