Shpërthen zjarr në një depo me ngjyra në Shkup, zjarrfikësit në terren

Shpërthen zjarr në një depo me ngjyra në Shkup, zjarrfikësit në terren

Një zjarr ka shpërthyer këtë pasdite në lagjen Zhelezarë të Shkupit, ku është përfshirë nga flakët një depo me ngjyra dhe llaqe, e vendosur në bulevardin „Aleksandar Makedonski“.

Sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), në vendngjarje kanë dalë ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve me gjashtë automjete dhe 20 zjarrfikës.

„Një objekt është në flakë – bëhet fjalë për një depo me ngjyra dhe llaqe në bulevardin ‘Aleksandar Makedonski’. Në orën 17:10, ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve me gjashtë automjete dhe 20 zjarrfikës ishin në vendngjarje. Zjarri ende konsiderohet aktiv“, njoftuan nga QMK.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nuk ka të dhëna zyrtare as për shkaqet e zjarrit apo për dëmet materiale të shkaktuara.

Duke pasur parasysh se zjarri ka përfshirë një objekt ku ruhen ngjyra dhe llaqe, ekipet zjarrfikëse po ndërhyjnë me kujdes të shtuar.

Shërbimet kompetente pritet të japin më shumë informacione pas përfundimit të ndërhyrjes dhe vlerësimit të situatës në terren.

MARKETING