Shpalli kampion Arsenalin për herë të parë pas 22 vitesh, Mikel Arteta merr vendimin për të ardhmen

Shpalli kampion Arsenalin për herë të parë pas 22 vitesh, Mikel Arteta merr vendimin për të ardhmen

Mikel Arteta ka firmosur një kontratë të re afatgjatë me Arsenalin, sipas raportimeve të fundit, duke vazhduar kështu aventurën e tij në krye të klubit londinez.

Trajneri spanjoll udhëhoqi “Topçinjtë” drejt titullit të Premier League sezonin e kaluar, trofeu i parë i kampionatit për Arsenal që prej vitit 2004.

Sipas BBC Sport, Arteta, i cili tashmë është 44 vjeç, do të përfitojë një rritje të ndjeshme të pagës. Ai aktualisht raportohet se fiton rreth 10 milionë paund në vit, plus bonuset.

Kontrata e re do t’i mundësojë Artetës të qëndrojë deri në vitin e 10-të në Emirates, pasi ai mori drejtimin e Arsenalit në dhjetor të vitit 2019.

Arteta kishte dhënë edhe më herët sinjale të qarta për të ardhmen e tij në klub. Në gusht, kur u pyet për situatën e kontratës, ai deklaroi: “Ata, tifozët, nuk duhet të shqetësohen për asgjë nga këto, sepse unë dua të jem këtu. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe ndihem shumë mirënjohës që punoj me njerëzit me të cilët punoj”.

Kontrata e mëparshme e spanjollit kishte hyrë në 12 muajt e fundit, ndërsa Arteta ishte tashmë trajneri më i paguar në Premier League.

Me marrëveshjen e re, ai pritet t’i afrohet niveleve të pagave të trajnerëve më të paguar në botë. Sipas raportimeve të SunSport, më herët vetëm Simone Inzaghi i Al-Hilal dhe Diego Simeone i Atletico Madridit kishin kontrata më të larta, me rreth 22.34 milionë dhe 20.19 milionë paund në vit respektivisht.

Arteta ka nisur gjithashtu sezonin me një tjetër trofe. Arsenali mposhti Manchester Cityn 3-0 në Community Shield muajin e kaluar.

Spanjolli fitoi FA Cup që në sezonin e tij të parë në krye të Arsenalit, përpara se klubi të niste një riorganizim të thellë të skuadrës dhe strukturës së tij, që përfundimisht e çoi drejt titullit të Premier League pas dy përfundimeve radhazi në vendin e dytë.

Arsenali e kishte nisur sezonin e ri me rezultate perfekte, duke fituar katër ndeshjet e para të kampionatit, sfidën hapëse të Champions League ndaj Napolit dhe ndeshjen e League Cup ndaj Ipswich.

Megjithatë, kampionët pësuan një goditje të papritur para pushimit ndërkombëtar, duke humbur 3-0 në transfertë ndaj Brighton.

MARKETING