Ardonit Ismaili: Nevojitet unitet i madh politik për çështjen e UÇK-së

Ardonit Ismaili: Nevojitet unitet i madh politik për çështjen e UÇK-së

Doktoranti i sigurisë, Ardonit Ismaili, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka vlerësuar se në situatën aktuale nevojitet një unitet i madh politik, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, lidhur me çështjen e UÇK-së.

Ismaili tha se përçarja dhe politizimi i kësaj çështjeje duhet të shmangen, ndërsa si faktorë që, sipas tij, kanë ndikuar historikisht në situatën në Ballkan, përmendi Serbinë dhe propagandën ruse.

“Problematiku në Ballkan gjithmonë dihet. Historikisht problematiku në Ballkan është ka qenë Serbia dhe propaganda ruse. Ajo që ne nuk duhet ta lejojmë si popull është të lejojmë përçarjen dhe politizimin e çështjes. Neve na nevojitet një unitet i madh politik, jo vetëm në Kosovë. Neve na nevojitet një unitet i madh edhe ne Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri mbi çështjen esenciale për UÇK-në, pasi nesë nuk ishin ata burra, të cilët janë në Hagë nuk do të ishim ne në Maqedoni, dhe nuk do të ishin shqiptarët atje në Shqipëri. Konfliti i vitet 97/99 mund të përshkallëzohet edhe përtej kufijve”, deklaroi Ismaili. /SHENJA/

MARKETING