Iljasa Salihu: Situata në Hagë e gjen Kosovën me gjendje të rënduar politike

Iljasa Salihu: Situata në Hagë e gjen Kosovën me gjendje të rënduar politike

Publicisti Iljasa Salihu, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka vlerësuar se zhvillimet lidhur me ish-krerët e UÇK-së në Hagë e kanë gjetur Kosovën në një situatë të rënduar politike, me një qeveri jofunksionale dhe pa president.

“E tërë kjo gjendje e rënduar Kosovën e zë me Qeveri jofunksionale, pa president, po ashtu me qëndrime të kundërta, sa që të krijohet përshtypja që kundër vendimit kemi të bëjmë me antagonizmat Vetëvendosje–PDK, ose krahu i luftës apo krahu i gjysmëluftës, se nuk mund t’i themi Vetëvendosjes, sepse në mesin e tyre kemi edhe të luftës, edhe të atillë që kanë pasur dëshirë presidentin ta shohin në Hagë dhe i kanë cilësuar kriminelë. Kjo gjendje politike e rëndon shumë situatën”, deklaroi Salihu. /SHENJA/

MARKETING