Merko gjobitet me 5 mijë euro për pllakën përkujtimore në Strugë
Gjykata Themelore e Strugës e ka dënuar me 5.000 euro gjobë ish-kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për vendosjen e paligjshme të një pllake përkujtimore në hyrje të ndërtesës komunale.
Sipas aktakuzës, vendosja e pllakës ka nxitur urrejtje dhe përçarje etnike, ndërsa gjykata e shpalli Merkon përgjegjës për veprën penale. Gjykatësi Jordan Jovanov tha se vendimi bazohet, ndër të tjera, në mendimin e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Merko, në fjalën përfundimtare, mohoi përfshirjen në vendosjen e pllakës, duke deklaruar se atë e kishte vendosur Shoqata e Pensionistëve Shqiptarë.

