(VIDEO) Kryeministri në SHBA, takime të nivelit të lartë apo biseda në korridore?

(VIDEO) Kryeministri në SHBA, takime të nivelit të lartë apo biseda në korridore?

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë qëndrimit të tij në New York ka zhvilluar bisedime me Sekretarin shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Marko Rubio dhe ka theksuar se bisedime të tilla kanë një rëndësi të veçantë për marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-Së, kanë knjoftuar sot nga qeveria.  Komunikatën qeveria e ka shoqëruar edhe me disa fotografi në të cilat shihet kryeministri dhe Sekretari Rubio.

Siç thanë ata, Mickoski theksoi se komunikimi i drejtpërdrejtë në një nivel të lartë politik është një mundësi e rëndësishme për të shkëmbyer pikëpamje mbi çështje me interes të përbashkët, për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të forcuar më tej pozicionin e vendit si një aleat i qëndrueshëm dhe i besueshëm.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Në New York bisedova me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Marko Rubio. Këto bisedime kanë një rëndësi të veçantë dhe janë një konfirmim i rëndësisë së partneritetit strategjik dhe dialogut të vazhdueshëm politik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Por ajo që nga qeveria u prezantua si  komunikim I drejtëpërdrejtë në nivel të lartë politik, për LSDM-në është shumë më pak se kaq. Ata thonë se ishte një bisedë e rastit, në këmbë e në korridor që më pas sipas tyre u prezantua si takim i nivelit më të lartë politik. LSDM-ja ironizon mënyrën e prezantimit të këtij takimi duke theksuar se një takim i mirëfilltë në këtë nivel do të kishte protokoll, agjendë dhe format zyrtar e jo një bisedë të zhvilluar në korridor.

LSDM

“Është e tmerrshme për një njeri që drejton qeverinë e vendit të paraqesë një bisedë joformale në një korridor si një takim zyrtar. Një takim i atij niveli mbahet në një zyrë, në një sallë, me axhendë dhe procesverbale. Jo në një korridor. Jo i zbërthyer. Jo pa kravatë. Jo me duart në xhepa”.

Nga LSDM  thonë se delegacioni i madh dhe shpenzimet për vizitën nuk justifikohen nga rezultatet e arritura. LSDM akuzon qeverinë se po i jep burimet natyrore kompanive të huaja, ndërsa dëmet mjedisore mbeten në vend. “Korridori nuk është Shtëpia e Bardhë. Statusi në Facebook nuk është marrëveshje”, thonë nga LSDM.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING