(VIDEO) Shkon 9 numri i të vdekurve nga Ethet e Nilit

(VIDEO) Shkon 9 numri i të vdekurve nga Ethet e Nilit

Gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçari nga Kumanova, është viktima e gjashtë e prekur nga Ethet e Nilit Perëndimor. Siç bëri me dije drejtori i Klinikës së Infektologjisë Fadil Cana ky pacient ishte njëri nga dy pacientët që ka qenë me pasqyrë më të rëndë klinike dhe se për 28 ditë ditë ka qenë në ventilim mekanik në qendrën respiratore. Pacienti siç njoftoi gjithashtu Cana, ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Fadil Cana, drejtor i Klinikës së Infektologjisë

“Për fat të keq, gjatë fundjavës është regjistruar edhe një rast fatal te një pacient me formë të konfirmuar neuroinvazive të etheve të Nilit Perëndimor. Bëhet fjalë për pacient 66-vjeçar, i cili ka qenë i hospitalizuar në Klinikë plot 28 ditë dhe trajtohej në Repartin për mjekim intensi. Pacienti ka qenë njëri nga dy personat që kanë qenë më të sëmurë, me pasqyrë klinike më të rëndë dhe ka qenë në ventilim mekanik në qendrën respiratore”.

Drejtori Cana njoftoi se në Klinikën e Infektologjisë ka 11 pacientë të hospitalizuar, prej të cilëve njëri është me pasqyrë më të rëndë klinike. Që nga fillimi i paraqitjes së virusit të Etheve të Nilit Perëndimor siç bëri me dije më tej drejtori, kanë qenë të pranuar në klinikë 66 pacientë.

Pacienti i fundit i pranuar në klinikë përshkak të infektimit me Ethet e Nilit Perëndimor është bërë të shtunën më 19 shtator. Të gjithë personat që kanë ndërruar jetë nga ethet e Nilit Perëndimor janë të gjinisë mashkullore, të moshës 62 deri në 83 vjeç dhe që të gjithë kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING