(VIDEO) Vrasja e dhive të egra në Mavrovë, kërkohet hetim urgjent

(VIDEO) Vrasja e dhive të egra në Mavrovë, kërkohet hetim urgjent

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi” kërkon veprim të menjëhershëm institucional pas publikimit të pamjeve nga Parku Kombëtar “Mavrovë”, në të cilat shihet vrasja e dhive të egra dhe më pas trajtimi skandaloz i tyre.

Nga “Anima Mundi” thonë se raste të tilla ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si zbatohet mbrojtja e botës së egër në zonat e mbrojtura, si dhe se kush i ka mundësuar dhe kontrolluar aktivitetet e paraqitura në pamje.

Anima Mundi” dënon vrasjen e kafshëve të egra për trofe, argëtim apo qëllime komerciale dhe thekson se kafshët e mbrojtura duhet të kenë mbrojtje reale dhe jo vetëm formale.

Shoqata ka mbështetur iniciativën e “Eko-svest” dhe organizatave të tjera ekologjike për veprim të menjëhershëm institucional dhe kërkon hetim të plotë, transparencë dhe përcaktimin e përgjegjësisë.

Nga “Anima Mundi” kërkohet gjithashtu vendosja e një moratoriumi për aktivitetet që mund të rrezikojnë vlerat natyrore të zonës, deri në vendosjen e një sistemi funksional për mbrojtjen e Mavrovës, siç theksojnë ata.

Mavrova nuk është trofe i askujt. Kafshët e egra nuk janë pre. Natyra nuk është në shitje”, porositën nga shoqata, duke u bërë thirrje Qeverisë dhe institucioneve kompetente të ndërmarrin masa urgjente. /SHENJA/

 

MARKETING