(VIDEO) Alkaloid ndan 2,2 mln denarë për spitalin e Kozles

(VIDEO) Alkaloid ndan 2,2 mln denarë për spitalin e Kozles

Muzikë, shoqërim dhe mbi të gjitha humanizëm. Në një atmosferë festive, punonjësit e “Alkaloid”, miq dhe familjarë, u mblodhën sot në piknikun e dymbëdhjetë humanitar, nën patronazhin e Fondacionit “Trajçe Mukaetov”. Aktivitet ky që tashmë është kthyer në traditë ka një qëllim të vetëm, që të forcohet solidariteti dhe të kontribuohet për kauza humanitare. Drejtori gjeneral i Alkaloid, Zhviko Mukaetov, thotë se këtë vit kanë vendosur për ti ndihmuar më të vegjlit. Alkaloid mblodhi 2.2 milionë denarë të cilat vendosën ti donojnë tek klinika për sëmundje respiratore tek fëmijët “Kozle”.

Zhviko Mukaetov, drejtor gjeneral i Alkaloid

Edhe këtë vit po vazhdojmë me këtë traditë, këtë vit kemi vendosur që përskaj aktivitetit që bëjnë të punësuarit tanë, të tregojmë që përskaj profesionalizmit tek ata ka njerëzi, solidaritet dhe ndihmë për ata që kanë nevojë. Këtë vit kemi vendosur ti ndihmojmë më të vegjëlit, dhe ti ndihmojmë profesionistët të cilët kujdesen për më të vegjëlit. Këtë vit mblodhëm 2.2 milionë denarë dhe vendosëm ti donojmë tek klinikës për sëmundje respiratore tek fëmijët “Kozle”. Këtom jete do të jenë për pasije për klinikën”.

Ndërkaq drejtoresha e klinikës universitare për sëmundjet respiratore të fëmijëve Kozle, Katerina Boshkovska, thotë se mjetet për të cilat do të shpenzohen mjetet do të jenë paisje bashkëkohore për kabinetin e bronkologjisë.

Katerina Boshkovska, drejtoresha e klinikës universitare për sëmundjet respiratore të fëmijëve Kozle

Këto do të jenë paisje bashkëkohore për kabinetin e bronkologjisë në klinikët tonë që është kabineti i vetëm dhe ka ekipë bronkologjike ku realizohen bronkoskopitë tek fëmijët e moshës më të vogël. Këto janë gjetje për një diagnozë më të detajuar të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe bronkoskopisë emergjente për qëllime terapeutike kur bëhet fjalë për trupat e huaj të thithur, të cilët nuk janë të rrallë në fëmijëri”.

 

Ndërkaq, punonjësit dhe të pranishmit vazhduan të shijojnë programin e përgatitur, muzikën dhe shoqërinë, duke e kthyer këtë ditë në një mundësi për të kaluar kohë së bashku edhe jashtë ambienteve të punës. Me argëtim, biseda dhe momente të shumta të shoqëruara me muzikë, pikniku vazhdoi gjatë ditës, duke e përmbyllur kështu edicionin e dymbëdhjetë të këtij aktiviteti me një atmosferë pozitive dhe mesazhin e solidaritetit.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING