(VIDEO) Debati për “Specialen” në Kosovë prokuroria në Hagë: Mandati i ZPS-së vijon

(VIDEO) Debati për “Specialen” në Kosovë prokuroria në Hagë: Mandati i ZPS-së vijon

Debati për të ardhmen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë është rikthyer në qendër të zhvillimeve politike në Kosovë, pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në Kosovë janë shtuar kërkesat për zhbërjen e Dhomave të Specializuara, ndërsa një kërkesë e tillë u artikulua edhe gjatë protestës së mbajtur në mbështetje të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë kanë bërë të ditur se mandati i këtij institucioni vazhdon, pa dhënë detaje nëse dhe kur mund të përfundojnë procedurat e tij.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Chris Bennett, tha për Radion Europa e Lirë se institucioni nuk komenton ekzistencën apo hollësitë e hetimeve, përfshirë kohën e përfundimit të mandatit.

CHRIS BENNETT, ZËDHËNËS I ZYRËS SË PROKURORIT TË SPECIALIZUAR

Mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar vazhdon derisa Këshilli i Bashkimit Evropian t’i njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe çdo procedurë që rrjedh prej tyre kanë përfunduar”.

Ndërkohë, kundërshtimi ndaj vendimit të shkallës së parë ka kaluar edhe në Kuvendin e Kosovës. Disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë kërkuar që të mbahet një seancë për shqyrtimin e mundësisë së zhbërjes së Dhomave të Specializuara.  /SHENJA/

 

 

MARKETING