Komunikacioni pa probleme, rritet intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme dhe në kushte të rrugëve të thata, njofton LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Ndërkohë, nuk janë evidentuar vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën maqedonase, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga vendi.
LAMM u bën apel drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën e vendosur dhe të drejtojnë me kujdes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë lumenjve dhe në gryka, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut.
Kujdes i shtuar rekomandohet në seksionet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

