Filipçe: Keqmenaxhimi qeveritar shkaktoi uljen e ndihmës amerikane

Filipçe: Keqmenaxhimi qeveritar shkaktoi uljen e ndihmës amerikane

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe tha sot se, SHBA ka reduktuar ndihmën ushtarake për Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, reduktimi i ndihmës ushtarake amerikane është një mesazh serioz për besimin e thyer në qeveri dhe politikat e saj, duke theksuar se partneriteti strategjik me SHBA-në ishte ndërtuar me dekada. Filipçe tha se të gjitha vendet e dinë se kjo qeveri është e korruptuar duke i vënë në fokus gjithashtu marrëveshjet korruptive dhe kompanitë e lidhura me partinë, si dhe dyshimet rreth kredisë prej një miliard eurosh, siç thotë ai.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

“Partneri ynë strategjik padyshim e di se çfarë lloj qeverie është dhe dërgoi një mesazh të qartë, për fat të keq, para disa ditëve duke ulur ndihmën ushtarake për vendin për herë të parë. Kjo do të thotë që drejtimet strategjike të vendit që kemi ndërtuar me dekada po shkatërrohen sepse udhëhiqemi nga një qeveri kriminale. Të gjitha vendet, dhe veçanërisht partneri ynë strategjik Shtetet e Bashkuara, e dinë se kjo qeveri është e korruptuar”.

MARKETING