Debat për vendimin e Hagës: “Vendime të Kosovës” apo gjykatë jashtë Kosovës? flasin panelistët

Debat për vendimin e Hagës: “Vendime të Kosovës” apo gjykatë jashtë Kosovës? flasin panelistët

Në emisionin “Debat në Shenja” u diskutua vendimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së dhe mënyra e funksionimit të Gjykatës Speciale.

Analisti politik Xhelal Neziri tha se, ndonëse gjykata vepron jashtë Kosovës, ajo zbaton ligjet e Kosovës dhe se vendimet e saj, sipas tij, janë vendime të Kosovës. Ndërkaq, drejtuesi i OVL-UÇK-së në RMV, Besim Hoda, theksoi se Parlamenti i Kosovës ka dhënë miratimin për themelimin e saj, por Kosova nuk ka përfaqësues të drejtpërdrejtë në këtë institucion.

Avokati Milazim Mustafa tha se aktgjykimet jepen në emër të popullit të Kosovës, pasi siç shton ai, Gjykata Speciale buron nga legjitimiteti i dhënë nga Kosova. Ai shpjegoi gjithashtu se akuzat ndaj katër ish-krerëve lidhen kryesisht me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe se aktakuza bazohet në parimin e ndërmarrjes së përbashkët kriminale, për të cilin tha se mbrojtja ka argumente për ta kundërshtuar.

Historiani dhe profesori universitar Nuri Bexheti, duke iu referuar arsyetimit të gjyqtarit, ngriti pyetje mbi mënyrën se si është paraqitur veprimtaria e ish-krerëve të UÇK-së.

MARKETING