Enver Hoxhaj: Vendimi i Hagës ishte i turpshëm, duhet të ankimohet
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar si “të turpshëm” vendimin e djeshëm të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “E kam të pamundur t’i takoj, por isha në galerinë e gjykatës dhe ndoqa nga afër një vendim që ishte një vendim i turpshëm. Mendoj se vendimi i djeshëm ishte i turpshëm dhe natyrisht se duhet të ankimohet”, tha Hoxha në emisionin “Debat në Shenja”.
I pyetur nga gazetari Abedin Ismaili se çfarë është ndërmarrë pas vendimit, Hoxha tha se sapo është kthyer nga Haga dhe se pritet të zhvillohen takime me subjektet e tjera politike. Ai bëri të ditur se kryetari i PDK-së është takuar me kryeministrin, ndërsa paralajmëroi se do të merren edhe mendime të tjera për hapat e mëtejshëm.
Duke folur për qëllimin e Gjykatës Speciale, Hoxha ngriti pyetjen se cili ishte qëllimi i themelimit të saj. “Unë mendoj se kjo është pjesë e një lufte kundër Kosovës”, tha deputeti i PDK-së, duke e lidhur themelimin e gjykatës me raportin e Dick Marty dhe duke e cilësuar vendimin e saj si “drakonik”.

