SPB Shkup e zbuloi dhe e sanksionoi gruan e cila hidhte hedhurina në Lepenc

SPB Shkup e zbuloi dhe e sanksionoi gruan e cila hidhte hedhurina në Lepenc

Sot (17.09.2026), në orën 11:45, në Stacionin Policor me Kompetencë të Përgjithshme Karposh është ftuar M.I.B. (38) nga Shkupi, lidhur me videoincizimet e publikuara më herët në rrjetet sociale, ku shihet një person i panjohur femër, e cila me një automjet motorik udhëtarësh „Porshe“, në rrugën „Skupi“, pranë urës mbi lumin Lepenc, ishte duke hedhur mbeturina në lumë.
Pas masave dhe veprime të ndërmarra, është konstatuar identiteti i personit, i cili është ftuar në stacionin policor, ku është zhvilluar një bisedë zyrtare me të.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj personit është përpiluar urdhërpagesë në përputhje me nenin 14, paragrafi 1 të Ligjit për Pastërti Publike, për shkak të hedhjes së ambalazhit jashtë vendeve të përcaktuara për këtë qëllim. Gjithashtu, është përpiluar procesverbal me urdhërpagesë në përputhje me nenin 63, paragrafi 6 të Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, për shkak të parkimit të parregullt të automjetit motorik në korsinë e qarkullimit.

MARKETING