Përsëri premtohet zgjidhja e paraleleve shqipe në Njegosh
Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, ka deklaruar se problemi me hapësirat për paralelet shqipe në shkollën “Njegosh” pritet të zgjidhet përmes zgjerimit të kapaciteteve të objektit shkollor.
“Nga informatat që kam, arsyeja se pse nxënësit nuk kanë mundur t’i vazhdojnë mësimet në objektin e njëjtë, është për shkak të mungesës së hapësirave. Ne e kemi konstatuar këtë gjendje dhe menjëherë kemi reaguar si Ministri e Arsimit, ku vetëm se janë duke u zhvilluar punime në shkollën Njegosh për ndërtimin e 4 mësonjtoreve.
Do të shtohen hapësirat dhe mendoj se, me përmbylljen e problemit hapësinor, do të krijohen kushte që nxënësit e këtyre klasave të mos detyrohen më të udhëtojnë, por procesin edukativo-arsimor ta ndjekin në shkollën Njegosh”, deklaroi Sulejmani.

