Anes Meliqi merr ftesën e parë nga Sedlloski

Anes Meliqi merr ftesën e parë nga Sedlloski

Anes Meliqi do të jetë në mesin e futbollistët më të mirë të Maqedonisë së Veriut për ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombëve. Seleksionuesi i përfaqësueses A të vendit, Goce Sedlloski ka publikuar sot listën me 28 futbollist të ftuar për katër ndeshjet e para të këtij edicioni të ri. Mbrojtësi shkupjan që luan me Shkëndijën e Tetovës, do të jetë një nga debutuesit e ri, ku me përformancat e tij të shkëlqyera ka bërë që të merr ftesën e parë për të qenë pjesë e përfaqësueses A. Përveç Meliqit, për herë të parë në grumbullim me Maqedoninë do të jenë Gjorgje Xhekov, Matej Gashtarov dhe Hristijan Maleski. Ndërkohë në listën e Sedlloskin janë edhe shqiptarët tjerë të ftuar standart si kapiteni Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu dhe Agon Elezi. Maqedonia e hap ciklin më 26 shtator kundër Zvicrës në Shkup, pas së cilës pason ndeshja si mysafir ndaj Sllovenisë më 29 shtator në Lubjanë. Me 3 tetor do të përballet me Skocinë në Shkup, përderisa duelin e fundit e luanë në Lucernë kundër Zvicrës me 6 tetor. /SHENJA/

MARKETING