Moti sot: Diell dhe vranësira, temperatura deri në 29 gradë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin nga 22 deri në 29 gradë Celsius.
Në disa pjesë të vendit priten reshje të lehta dhe lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i juglindjes.
Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të lehta deri në mesatare. Era do të fryjë e lehtë deri në mesatare nga jugu.
Ndërkohë, nesër moti do të jetë përsëri me diell, me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe do të lëvizin nga 25 deri në 33 gradë Celsius.
Era edhe nesër do të fryjë nga juglindja, me intensitet të lehtë deri në mesatar.

