Bayerni fiton me vuajtje ndaj Elversberg, Kane rigjen golin

Bayerni fiton me vuajtje ndaj Elversberg, Kane rigjen golin

Bayern Munich ka lënë pas zhgënjimin e javës së kaluar dhe është rikthyer te fitorja në kampionat. Bavarezët triumfuan 2-1 në transfertën ndaj Elversberg, duke marrë tri pikë të rëndësishme në javën e re të Bundesligës.
Skuadra e Vincent Kompanyt e zhbllokoi takimin në minutën e 26-të. Pas një aksioni të shpejtë dhe një topi të Ismael Saibari në zonë, Harry Kane e preku sferën, ndërsa Lennart Karl u shfaq në vendin e duhur për ta shtyrë në rrjetë.
Elversberg pati mundësinë të barazonte para pushimit, por goli i vendasve u anulua për pozicion jashtë loje. Kështu, pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Bayern.
Pas rikthimit në fushë, vendasit gjetën golin e barazimit. Në minutën e 61-të, Maurice Krattenmacher realizoi me një goditje të shkëlqyer nga kufijtë e zonës, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Jonas Urbig.

Bayern nuk u dorëzua dhe reagoi shpejt. Në minutën e 73-të, Harry Kane riktheu skuadrën në avantazh pas një kombinimi të bukur me Michael Olise dhe Aleksandar Pavlovic.

Ky ishte goli i parë i Kane në Bundesligë këtë sezon, ndërsa rezultati 1-2 mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën finale. Me këtë fitore, Bayern shkon në 7 pikë dhe ngjitet në vendin e katërt të renditjes.

MARKETING