(VIDEO) Toshkovski: Kemi ulje të madhe të viktimave në komunikacion

(VIDEO) Toshkovski: Kemi ulje të madhe të viktimave në komunikacion

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski ka komentuar aksidentin e djeshëm të trafikut në rrugën Miladinovci – Aerodrom, në të cilin dy persona vdiqën në vend, dhe tre persona u plagosën,duke thënë se, aksidentet tragjike të trafikut janë një realitet që mund të prekë këdo. Ai tha se, nuk kemi kurrë aksident trafiku me pasoja fatale nëse respektohen rregullat e trafikut.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I BRENDSHËM

“Që nga gushti, nëse vitin e kaluar patëm 96 viktima, këtë vit për të njëjtën periudhë kemi 61 viktima. Ky është një ndryshim i habitshëm për një periudhë prej një viti. Sipas informacionit që marr nga ekspertët, nëse vazhdojmë kështu dhe me respekt për rregullat nga të gjithë qytetarët maqedonas, mund të jemi shembull jo vetëm në Evropë, por edhe në botë, pasi në një periudhë shumë të shkurtër kemi arritur ta ulim numrin e viktimave me rreth 40 përqind”

Ministri Toshkovski theksoi se të gjitha aktivitetet, investimet dhe fushatat e ndërmarra në fushën e sigurisë në trafik kanë një qëllim të përbashkët – që Maqedonia të bëhet një vend më i sigurt për të gjithë.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING