Nëntë shoferë të privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria nëntë shoferë në territorin e gjithë vendit, për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve.
Katër prej tyre janë kapur duke drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit në Kumanovë, Shkup dhe Dellçevë. Ndër rastet e evidentuara është edhe një motoçiklist, i cili është kapur me 2,37 promilë alkool në gjak.
Katër persona të tjerë kanë drejtuar automjete pa poseduar leje drejtimi, ndërsa në mesin e tyre ka qenë edhe një i mitur nga Gostivari.
Ndërkohë, në Vinicë është ndaluar një shofer i cili ka drejtuar automjetin pavarësisht ndalesës aktive për drejtimin e automjetit.
Pas dokumentimit të plotë të të gjitha rasteve, ndaj personave të përfshirë do të pasojnë kallëzime përkatëse penale.

