Aksident në Strazhë, humbi jetën një futbollist, tre tjerë u lënduan
Në orët e vona të mbrëmjes ka ndodhur edhe një aksident tjetër në rrugën magjistrale ndërmjet Gostivarit dhe Strazhës ku ka humbur jetën 21 vjeçari Daniel Nikolovski.
“Në aksident, nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në vendngjarje është konstatuar vdekja e shoferit D.N., ndërsa tre personat e tjerë janë transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku u janë konstatuar lëndime trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Gostivar”, raportoi Policia.
Në aksident ishte përfshirë dy vetura “Golf” që drejtohej nga 34 vjeçari A.I. nga Çegrani dhe tjetri nga 21 vjeçari D.N. nga Tetova. Të lënduar janë edhe dy bashkudhëtarët që gjendeshin në veturat e ndryshme.

