(VIDEO) Aktivizohet centrali kogjenerativ i kompanisë “Tessa Energy”

(VIDEO) Aktivizohet centrali kogjenerativ i kompanisë “Tessa Energy”

Drejtues të lartë shtetërorë kanë marrë pjesë në ceremoninë e vënies në përdorim të centralit të ri kogjenerativ të kompanisë „Tessa Energy“ në Çair të Shkupit. Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muhamet Hoxha, theskoi se investimet në teknologji të reja dhe më efikase janë të rëndësishme veçanërisht kur bëhet fjalë për Shkupin dhe luftën kundër ndotjes së ajrit.

MUHAMET HOXHA, MINISTËR MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

 

Sot u prezantua faza e parë e ciklit të investimeve, me vlerë prej 2.5 milionë eurosh. Centrali është i pajisur me dy motorë gazi me efikasitet të lartë, të cilët prodhojnë njëkohësisht 2.1 Mega Wat energji elektrike dhe 2.6 MegaWat energji termike, duke arritur një shfrytëzim total energjetik deri në 90%. Përmes këtij sistemi, nxehtësia e mbetur nga prodhimi i energjisë elektrike transferohet në sistemin e “Energy Ecolink“ dhe shfrytëzohet për ngrohjen e ujit për rreth 500 amvisëri dhe 14 institucione në komunat e Çairit dhe Butelit. Në këtë ngjarje u paralajmërua edhe faza e dytë e investimit, e cila parashikon ndërtimin e një termocentrali të ri kogjenerativ. /SHENJA/

 

MARKETING