(VIDEO) 5.53 milionë euro për një koncert, përplasen pushteti dhe opozita

(VIDEO) 5.53 milionë euro për një koncert, përplasen pushteti dhe opozita

Kryetari I LSDM-së Venko Filipçe ka kërkuar nga qeveria të publikojë procesverbalin e seancës 167-të dhe të tregojë siç thotë ai se kush dhe sa para kanë marrë nga 5 milionë eurot e shpenzuara për festimin e Ditës së Pavarësisë. Filipçe publikoi dokumente të cilat sipas tij  konfirmojnë se Mickoski gënjente kur tha se për festimin e Ditës së Pavarësisë janë shpenzuar “zero denarë” si dhe konfirmojnë se 5 milionë euro para publike janë ndarë përmes shoqërisë aksionare Llotaria shtetërore.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

“Ajo që ndodhi me projektin e festimit të pavarësisë, si në shumë skenarë të tjerë dhe në raste të tjera, është një përvetësim i madh parash. Procesverbali i seancës së 167-të dhe Thirrja e Hapur tregojnë se fondet janë siguruar përmes Llotarisë. Shoqëria aksionare Llotaria është plotësisht, 100%në pronësi të shtetit, që do të thotë se paratë që kjo kompani ka në dispozicion u takojnë qytetarëve. Pse kishte nevojë që Kryeministri të gënjente, edhe pse kjo është sjellja e tij, dhe të thoshte se asnjë denar nga paratë publike nuk është shpenzuar për këtë festë”.

Zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva në preskonferencën e sotme në të cilën njoftoi se ngjarjetpër festën e pavarësisë kanë kushtuar rreth 5.530.000 eurodhetha se nuk janë shpenzuar mjete buxhetore për realizimin e ngjarjeve që festojnë 35-vjetorin e pavarësisë së vendit, dhe se kostoja e këtyre ngjarjeve nuk mbulohet nga qytetarët.

MARIJA MITEVA, ZËDHËNËSE E QEVERISË

“Bëhet fjalë për fonde nga fitimi i pashpërndarë i planifikuar për vitin 2024, dhe jo për fonde të marra nga buxheti për financimin e festimit. Në përputhje me përfundimin e seancës së 167-të të Qeverisë, e cila përcaktoi aktivitetet specifike që do të zbatohen në kuadër të festimit me rastin e 35 viteve të pavarësisë, “Llotaria Shtetërore” u udhëzua të sigurojë fonde nga fitimi i pashpërndarë i planifikuar për vitin 2024 në shumën prej 300 milionë denarësh për sponsorizimin e ngjarjeve, si dhe të shpallë një thirrje publike për ofertim për zbatimin e ngjarjeve të sponsorizuara”.

Në konferencën për shtyp, drejtori i “Lotarisë Shtetërore”, Aleksandar Klimovski, i prezantoi të gjitha bazat ligjore dhe vendimet nga procedura.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING