Nga e shtuna fillon zbatimi i “Safe City” në territorin e SPB Veles
Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se, nga e shtuna, 12 shtator 2026, sistemi për mbikëqyrjen e trafikut “Safe City” do të fillojë të funksionojë edhe në territorin e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Veles.
Pas përfundimit të verifikimeve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat e sistemit do të aktivizohen në rrugët që mbulon territori i SPB Veles.
Sipas MPB-së, aktivizimi i “Safe City” do të mundësojë një kontroll më të madh dhe të vazhdueshëm të trafikut, identifikimin në kohë të shkeljeve të rregullave të komunikacionit, rritjen e disiplinës së pjesëmarrësve në trafik, si dhe përmirësimin e sigurisë rrugore.
“Me aktivizimin e sistemit do të mundësohet kontroll më i madh dhe i vazhdueshëm i trafikut, zbulimi në kohë i shkeljeve të rregullave rrugore, rritja e disiplinës në trafik dhe përmirësimi i sigurisë rrugore”, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.
MPB u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe, përmes sjelljes së përgjegjshme në rrugë, të kontribuojnë në rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

