Gjykata shtyu seancën për “Lotarinë Shtetërore” pas ndalimit të Përparim Bajramit, gjyqi vazhdon më 18 shtator

Gjykata shtyu seancën për “Lotarinë Shtetërore” pas ndalimit të Përparim Bajramit, gjyqi vazhdon më 18 shtator

Dorëzimi i ish drejtorit të “Lotarisë Shtetërore” Përparim Bajrami, shtyu seancën e radhës të caktuar për këtë rast. Pas nisjes së gjykimit për rastin “Lotaria Shtetërore”, që nisi më 7 shtator dhe ku seanca e radhës ishte caktuar të mbahej më 11 shtator, Gjykata Themelore Penale njofton se seanca shtyhet për më 18 shtator, duke i dhënë afatin ligjor prej 8 ditësh të akuzuarit Bajrami, të njihet me aktakuzën. “Gjët ditës, të dyshuarit do t’i dorëzoj një kopje të aktakuzës së Prokurorisë që të mund të njihet me të njejtën, dhe duke pasur parasysh se afati ligjor për shqyrtimin e propozimit dhe provave është 8 ditë, seancat e planifikuara për 11 dhe 16 shtator anulohen dhe gjykimi do të vazhdojë më 18 shtator në orën 12:00”, njoftojnë nga Gjykata Penale. Gjykimi për këtë rast nisi më 7 shtator dhe u vendos që ish drejtori e Lotarisë Përparim Bajramin të gjykohej në mungesë pasi ai ishte në arrati. /SHENJA/

MARKETING