Gjermani: Fëmija bie nga një veturë në lëvizje, përplaset më pas nga ambulanca
Një fëmijë një vjeç e gjysmë është lënduar rëndë në një aksident në Castrop-Rauxel, Gjermani.
Sipas policisë gjermane, fëmija hapi papritur derën e veturës gjatë lëvizjes dhe ra në rrugë.
Një autoambulancë që po lëvizte menjëherë pas saj tentoi ta shmangte, por nuk arriti dhe e goditi fëmijën, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Klankosova.tv.
Fëmija u dërgua me urgjencë në spital me lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet nëse fëmija nuk ishte siguruar siç duhet apo kishte arritur ta hapte vetë rripin e sigurimit.

