Çairi nis aventurën rajonale, sonte synon fitoren ndaj Borit të Serbisë!

Çairi nis aventurën rajonale, sonte synon fitoren ndaj Borit të Serbisë!

Hendbollistet e Çairit sonte zbresin në parket për ndeshjen e parë në Ligën Regjionale, me synimin e qartë për ta nisur garën me fitore, raporton SHENJA.

MARKETING

Description of image

Në palestrën sportive pranë SH.F. “7 Marsi” (Adem Jashari), me fillim nga ora 18:00, Çairi do të përballet me skuadrën nga Serbia, Bor, në një sfidë ku skuadra vendase kërkon të shfrytëzojë maksimalisht përparësinë e terrenit të vet.

Çairi hyn në këtë përballje me ambicie të qarta dhe dëshiron që që në start të tregojë se do të jetë një kundërshtar serioz në Ligën Regjionale. Për ekipin vendas, fitorja në ndeshjen e parë do të ishte një hap i rëndësishëm drejt një sezoni të suksesshëm.

Por, përveç paraqitjes në parket, Çairi ka nevojë edhe për mbështetjen nga tribuna. Nga klubi u bëhet apel të gjithë sportdashësve që sonte të jenë në palestër dhe t’u japin hendbollisteve përkrahjen e nevojshme gjatë të gjithë ndeshjes.

Sonte luhet për fitoren e parë, por edhe për të treguar se Çairi synon ta bëjë shtëpinë e tij një fortesë të pamposhtur. /SHENJA/

MARKETING