8 Shtatori ditë jo pune për të gjithë qytetarët

8 Shtatori ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Pas Ditës së Pavarësisë, më 8 Shtator, e cila këtë vit shënohet të martën, qytetarët do të kenë edhe disa ditë të tjera pushimi deri në fund të vitit. Kalendari i festave sjell gjithashtu mundësi për fundjava të zgjatura.

MARKETING

Description of image

Dita e ardhshme jo pune për të gjithë qytetarët është 12 Tetori, e hënë, kur shënohet Dita e Kryengritjes Popullore. Meqë 11 Tetori bie të dielën, dita jo pune transferohet të hënën.

Një tjetër ditë jo pune është 23 Tetori, e premte, kur shënohet Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase. Kjo do të krijojë edhe një fundjavë të zgjatur për qytetarët.

Dita e fundit jo pune për të gjithë qytetarët gjatë këtij viti është 8 Dhjetori, e martë, kur shënohet Shën Klimenti i Ohrit.

Ndërkohë, për qytetarët e besimit katolik, deri në fund të vitit ditë jo pune janë edhe 1 Nëntori, e diel, për Festën e të Gjithë Shenjtorëve, si dhe 25 Dhjetori, e premte, dita e parë e Krishtlindjes.

MARKETING