41 zjarre në ambiente të hapura në Maqedoninë e Veriut, 6 ende aktive

41 zjarre në ambiente të hapura në Maqedoninë e Veriut, 6 ende aktive

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se deri në orën 07:30 të mëngjesit janë regjistruar gjithsej 41 zjarre në ambiente të hapura në territorin e Maqedonisë së Veriut.

MARKETING

Description of image

Sipas QMK-së, 6 zjarre janë ende aktive, 5 janë nën kontroll, ndërsa 30 zjarre janë shuar.

Zjarre aktive janë regjistruar në komunat Shtip, Strugë, Saraj, Studeniçan, Gjorçe Petrov dhe Kërçovë.

Pesë zjarret që janë nën kontroll janë në komunat Makedonski Brod, Zelenikovë dhe Dellçevë.

Ndërkaq, zjarre të shuar janë evidentuar në komunat Veles, Çashkë, Demir Kapi, Novo Sellë, Strumicë, Vallandovë, Bogovinë, Jegunovcë, Gostivar, Prilep, Dollnen, Vinicë, Saraj, Haraçinë, Çuçer-Sandevë, Studeniçan, Shuto Orizarë, Mogillë, Likovë, Rankovcë, Kumanovë, Staro Nagoriçan dhe Strugë.

QMK-ja vazhdon të monitorojë situatën dhe të koordinojë aktivitetet e institucioneve kompetente për përballimin e zjarreve.

MARKETING