Mot i nxehtë në Maqedoninë e Veriut, temperaturat deri në 37 gradë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Gjatë ditës, në disa zona do të ketë kushte për jostabilitet lokal, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erëra të forta.
Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi i veriut.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 31 deri në 37 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot me diell dhe i nxehtë, me vranësira të lehta deri në mesatare. Era do të jetë e dobët deri në mesatare dhe do të fryjë nga drejtime të ndryshueshme.
Temperatura minimale në kryeqytet do të jetë 21 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

