Mediat iraniane: Irani kundërpërgjigjet me sulme ndaj pozicioneve amerikane
Irani ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj pozicioneve amerikane, transmeton Anadolu.
“Vëzhgimet në terren tregojnë se raketa dhe dronë iranianë po godasin pozicionet e armikut”, njoftoi agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars.
Raportimi erdhi pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane kishin filluar goditjet ndaj objektivave të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Iran.
Tensionet mes Teheranit dhe Washingtonit kanë mbetur të larta që nga fillimi i luftës me goditjet ndaj Iranit në fund të shkurtit.
Një marrëveshje kornizë u nënshkrua në qershor me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe Katarit.
SHBA-ja nisi në korrik një fushatë bombardimesh dyjavore dhe rivendosi një bllokadë detare pas mosmarrëveshjeve lidhur me lundrimin në ngushticë.

