BE-ja dënon “tentativën e sulmit me dron” të Rusisë në Aeroportin e Leipzigut në Gjermani

BE-ja dënon “tentativën e sulmit me dron” të Rusisë në Aeroportin e Leipzigut në Gjermani

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka dënuar “tentativën e sulmit me dron” të Rusisë në Aeroportin e Leipzigut në Gjermani, duke riafirmuar solidaritetin e BE-së me Berlinin, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

“Ne dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm tentativën e Rusisë për sulm me dron në Aeroportin e Leipzigut”, shkroi Costa në rrjetin social amerikan X.

“Rusia duhet ta ndalë luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës, në vend që ta përshkallëzojë atë”, shtoi ai.

Costa tha se BE-ja mbetet “e fortë dhe e bashkuar” dhe se Moska “nuk do të triumfojë”, duke theksuar se mbështetja e bllokut për Ukrainën është e palëkundur.

“BE-ja qëndron në solidaritet të plotë me Gjermaninë”, tha ai.

Ai shtoi se blloku do të punojë me Gjermaninë dhe shtetet e tjera anëtare të BE-së për të intensifikuar presionin ndaj Rusisë derisa Moska të tregojë gatishmëri për të ndryshuar kurs.

MARKETING